Hoti: Buxheti në përkeqësim, më shumë investoi Qeveria Mustafa për dy vite se sa Qeveria Kurti për tashmë katër vite

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 09:40 | Nga Ekonomia Online


Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me situatë aktuale të ekonomisë vendit.
Sipas tij, gjendja e buxhetit është dukie u përkeqësuar, duke e bërë një krahasim qeverisjesh paraprake.


“Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:
Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë
Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim.

Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror).

Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit.

Të ngjashme