Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka nxjerrë disa përfundime për raportin vjetor të buxhetit.
Hoti ndër tjera ka thënë se ka shpenzime kapitale të ulëta, ka rritje tatimore por jo politikë të tillë, raporton Ekonomia Online.
“Marrë në tërësi për mandatin 2021-2024, kjo qeveri ka pasur në menaxhim 11 miliardë euro, por efekti i tyre nuk shihet askund. Shpenzimet kapitale kanë qenë shumë të ulëta, si rezultat vendit i mungojnë rreth 1 miliardë euro në qarkullim. Subvencionet janë rritur shumë, që tregojnë thellim të varfërisë dhe mungesë të politikave zhvillimore”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
ANALIZË PËR RAPORTIN VJETOR TËBUXHETIT PËR 2023
Përfundimet kryesore:
1. Marrë në tërësi për mandatin 2021-2024, kjo qeveri ka pasur në menaxhim 11 miliardë euro, por efekti i tyre nuk shihet askund.
2. Shpenzimet kapitale kanë qenë shumë të ulëta, si rezultat vendit i mungojnë rreth 1 miliardë euro në qarkullim
3. Subvencionet janë rritur shumë, që tregojnë thellim të varfërisë dhe mungesë të politikave zhvillimore.
4. Pagesat për avance në rritje enorme, kur në vitet 2021-2023, janë afër 200 mil euro avance.
5. Politikë të kursimeve nuk ka:
a. qiraja për institucione vazhdon të jetë e lartë,
b. blerja e librave ka kushtuar shumë më shtrenjtë,
c. prokurimet njëburimore janë rritur.
6. Rritje të tatimore ka, por politikë tatimore jo.
7. Borxhi i qeverisë ndaj publikut është rritur.
8. Borxhi i publikut ndaj Qeverisë është rritur.
9. Pagesat për vendime të gjykatave janë rritur. Për 2021-2023, janë paguar 86 mil euro për vendime të gjykatave