Hoti dhe Gërxhaliu dakordohen për Samitin e Triestes

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 13:32 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, janë takuar sot për të koordinuar aktivitetet për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Triestes.

Ministri Hoti ka thënë se ministria që ai drejton do të jetë pjesë e samitit, ku mes tjerash do të nënshkruhet dhe një memorandum me Bankën Evropiane për Investime.

“Samiti i Triestes është një ngjarje me rëndësi të madhe ekonomike politike sociale, MF-ja do të jetë aty për nënshkrim të memorandumit me Bankën Evropiane për Investime”, tha Hoti.

Kurse Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se edhe përkundër që agjenda politike është e ngarkuara prapë ekonomia meriton ta ketë vendin e vet.

Ai ka sqaruar se në Samitin e Triestes do të jenë prezent më shuam se 140 biznese nga Evropa Juglindore dhe se pjesëmarrja e Kosovës do të jetë mundësi e mirë për bizneset, raporton EO.

“Është një projekt që është dizajnuar në Gjermani dhe me siguri në Trieste do ta merr shijen kryesore ku Evropa Juglindore ku do të paraqitet plani “Marshall” për Ballkanin Perëndimor. Më e rëndësishmja është që për herë të parë do të jen më tepër se 140 biznese nga Evropa Juglindore për të avancuar marrëdhëniet ekonomike. Kërkesat e odës gjithmonë kanë gjetur trajtim. Zhvillimi ekonomik duhet të jetë shtyllë që ndërton të ardhmen tonë ekonomike sociale e politike”, tha Gërxhaliu.

Sipas Hotit në mbledhje e ardhshme të qeverisë do të diskutohet për pakon fiskale 2.

“Do të insistoj që në mbledhjen e ardhshme pakoja të jetë në rend të ditës. Edhe pse jam ministër në detyrë do të insistoj që qeveria ta aprovoj këtë pako. Vitin e kaluar kemi pasur një kapërcim të madh ekonomik këtë e ka dëshmuar rritja ekonomike. Edhe pse jemi qeveri në detyrë dëshirojmë që prapë të japim një impuls zhvillimit ekonomik. Pakoja është konsultuar me të gjithë akterët dhe besoj se nuk do të ketë kundërshtime”, sqaroi Hoti.

Avdullah Hoti ka një kërkesë për presidentin Hashim Thaçi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të mos e vonoj thirrjen e seancës konstituive, raporton EkonomiaOnline.

Sipas Hotit kjo do të mundësonte që sa më shpejtë të krijoheshin institucionet në mënyrë që të mos dëmtohen bizneset.

Këto komente ministri në detyrë i Financave i bëri pas një takimi me krerët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe bizneset.

Të ngjashme