Hoti dhe Osmani takuan këshilltarin e kancelarës Merkel për politikë të jashtme

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 17:08 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani sot takuan këshilltarin kryesor të kancelarëss Merkel për politikë të jashtme, JanHecker. 

Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. 

Republika Federale e Gjermanisë dhe kabineti i kancelarës Merkel rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe aspiratat e shtetit të Kosovës në rrugën euro integruese. 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme