Ministri i Financave, Avdullah Hoti, sot do të takohet me përfaqësues të Këshillit të Investitorëve Evropianë, për të diskutuar lidhur me Pakon Fiskale 2.0.
Ministri Hoti ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përkatësisht Odat Ekonomike për të marrë sugjerimet nga bizneset për plotësimin e Pakos Fiskale 2.0.
Gjatë këtyre takimeve, ministri Hoti ka prezantuar disa masa të reja të Pakos Fiskale 2.0 që i ka aprovuar Qeveria në dhjetorin e vitit që shkoi dhe njëkohësisht të marrë sugjerimet shtesë për të plotësuar këto masa.
Krijimi dhe promovimi i politikave më të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, është shprehur Hoti.