Hoti e Dumoshi takojnë AKV “Shota”: Faleminderit për frymën e patriotizmit që mbani gjallë

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 12:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë pritur në takim Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” para ndërtesës së MKRS-së, raporton Ekonomia Online.

Hoti e Dumoshi, i falënderuan pjesëtarët e ansamblit dhe ju uruan festën e 28 Nëntorit

Në këtë kohë pandemie i kemi reduktuar aktivitet tuaja. Por ju falënderoj për punën dhe frymën e patriotizmit që mbani gjallë. Urime festa e flamurit të gjithëve”, tha Hoti.

“Ju falënderoj për punën e juaj që edhe në kohë pandemia na ofruat një emocion. Urime festa me këto veshja kaq të bukura nga treva të ndryshme. Festat tona në këtë kohë frymojnë ndryshme”, tha Dumoshi.

Fahredin Spahia nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka falenderuar ministren për mbështejen.

“Faleminderit shumë ministre që i ke kuptuar drejtë nevojat tona. Të nderuar që jemi pasardhës të atyre gjeneratave që e kane sjellë këtu Shotën. E konsiderojmë vetëm ambasadorë të këtij vendi. Urime të gjithëve”

Ky takim që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për festën e 28 Nëntorit është përcjell edhe nga disa qytetarë .

Të ngjashme