Hoti e quan “mish-mash” vizitën e Thaçit e Haradinajt në New York

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 14:26 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur “mish-mash”, vizitën e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në New York, raporton Ekonomia Online.

Hoti pas mbledhjes së grupit parlamentar me kreun e kësaj partie Isa Mustafa, tha se shkuarja në Amerikë me dy agjenda nga udhëheqësit e institucioneve është e dëmshme dhe duhet të ndalet menjëherë.

Thaçi, atje do të promovojë idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të prezantohen në emër të Kosovës, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues, dhe pjesë e agjendës do të jetë: “prezantimi i arritjeve të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet evropiane”.

“E kemi përcjell me vëmendje, njëri përfaqësues i institucioneve të vendit, presidenti shkon për të biseduar për korrigjim kufijsh”.

“Kryeministri shkon për të biseduar për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, këto janë veprime mish-mash të institucioneve të cilat duhet të ndalen sa më parë”.

Sipas tij, institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë.  Hoti ka shtuar se opozita ka ende fuqi për të ndalur bisedimet për ndryshim të kufijve, raporton EO.

“Qëndrimi për dialogun është i qartë. Institucionet e vendit s’kanë legjitimitet për ta udhëheq këtë proces. Zgjedhjet janë të paevitueshme. Kjo qeveri tani më është e shpartalluar dhe ne do t’i rendisim aktivitet tona si LDK deri në rrëzimin e kësaj qeverie”.

“Ka disa muaj që institucionet e vendit janë të paralizuar, sepse opozita është mjaft e fuqishme për të mos lejuar që të merren vendime në dëm. Ne e vlerësojmë se ke ende fuqi opozitare për të ndaluar veprimet, duhet t’i shtjerrim të gjitha rrugët institucionale”.

“Në atë moment që shtjerrim veprimet dhe shohim që rruga është zgjidhje ne do të marrim përsipër këto aktivitete”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veliu-nuk-i-pergjigjemi-fteses-se-vv-se-per-protesta/

Të ngjashme