Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se me krijimin e komisioneve parlamentare i është hapur rruga realizimit të agjendës legjislative të Qeverisë.
Ai gjithashtu i ka përgëzuar deputetët për votimin e tyre.
“Funksionalizimi i komisioneve parlamentare i hap rrugë realizimit të agjendës legjislative të Qeverisë së re. I përgëzoj të gjithë deputetet për konstruktivitetin e treguar”.
Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e 14 Komisioneve Parlamentare – dhjetë komisione funksionale dhe katër të përhershme.
Me 90 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, u votua propozimi për formimin dhe funksionalizimin e këtyre komisioneve, tetë prej të cilave do të udhëhiqen nga partitë në pozitë dhe gjashtë nga partitë opozitare.
Paraprakisht u votua mocioni i PDK-së për Rregulloren e Kuvendit, për t’i hapur rrugë votimit të komisioneve.