Hoti i bën llogaritë: 2.9 milionë euro në muaj kushton kërkesa e SBASHK-ut

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se nëse Qeveria e zbaton kërkesën e Sindikatës së Arsimit për 100 euro shtesa në muaj, atëherë kjo do të nënkuptonte 2 milionë e 900 euro në muaj.

Për këtë, Hoti ka thënë se nuk do të kishte implikime buxhetore për shteti nëse miratohet buxheti.

Deri te kjo formulë, Hoti e ka marrë numrin e përgjithshëm të mësimdhënëseve.

Greva në arsim është duke vazhduar ende, Qeveria dhe Sindikata s’kanë arritur marrëveshje, përkundër se greva është afër t’i mbush një vit, tha Hoti në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/639441167543401

Të ngjashme