Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Nisma, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës.
Mustafa kishte thënë se Hoti, gjatë kohës sa ishte ministër i Financave, i kishte kërkuar Telekomit paligjshëm fitimin në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare.
Për këtë, Hoti thotë se “në vitin 2016 dhe 2017, Telekomi nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit, ndërsa në vitin 2015 ka paguar pjesërisht”.
“Ligji për Buxhetin e Kosovës, i miratuar në Kuvend, ka paraparë shumën e caktuar të devidentës që duhet të paguajë Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale.
Hoti shtoi se “ligjet e Kuvendit janë obligative për të gjithë pa dallim, duke përfshirë edhe Agron Mustafën”.