Hoti i ndan letër falënderimi një bashkatdhetari

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka ndarë letër falënderimi, bashkatdhetarit Xhafer Balaj.

Hoti tha se kjo ka ndodhur për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson Balaj.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, z. Xhafer Balaj”.

“Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara”.

“Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!”, ka shkruar Kryeministri në detyrë, në rrjetin social Facebook.

May be an image of 1 person, standing and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme