Gjatë javës së kaluar në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. E për gjithë atë se çka është diskutuar në Bruksel, Hoti është shprehur i gatshëm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Për këtë punë, kryeministri i ka dërguar letër kryeparlamentares Vjosa Osmanit.
“Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë përgjatë gjithë këtij procesi, shpreh gatitshmërinë time për informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme”, shkruhet në letrën që kryeministri Hoti i ka dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.