Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një grafikon të çmimeve të disa produkteve esenciale.
Në këtë grafikon krahasohen shpenzimet e këtyre produkteve në vitin mars 2021 dhe mars 2022.
Hoti ka thënë se pikërisht kjo është arsyeja pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat LDK i ka propozuar kur filloi të shfaqët kriza. Në mesin e këtyre masave që ai i konsideron të domosdoshme është rritja e pagës minimale, tërheqja e një shume të konsiderueshme pensionale nga Trusti si dhe rritja e subvencionimeve në bujqësi.