Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Institucionet duhet të bëjnë çdo gjë të nevojshme për integrimin e personave të kthyer nga lufta në Siri, shumica e të cilëve janë gra e fëmijë.
Hoti thotë se një gjë e tillë mund të jetë e vështirë pasi që institucionet nuk kanë përvojë, mirëpo sipas tij, duhet përkushtim dhe angazhim i institucioneve, komunitetit dhe familjarëve, në mënyrë që integrimi i tyre të jetë më i lehtë.
Sipas tij, vendimin për të pranuar kthimin e tyre në Kosovë duhet parë si nevojë dhe obligim për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në tejkalimin e situatave të krijuara nga terrorizmi dhe radikalizmat.
“Për të kthyerit, fëmijët dhe gratë në veçanti, e kemi obligim si shoqëri që të ofrojmë një ardhmëri më të mirë, paqe e prosperitet dhe vlera të dëshmuar evro-perëndimore që i aspirojmë të gjithë’, ka shkruar ai në Facebook.