Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se ditët e fundit ka pranuar mesazhe e thirrjega Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova për për tri dozat e vaksinës për të hyrë në Kosovë.
Hyrjen me tri doza të vaksinës në Kosovë, Hoti e quan të pakuptimtë e se duhet të ndryshohet menjëherë.
“Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror”.
Hoti e konsideron shqetësuese mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.