Hoti: Gjakova shembull për përkrahjen e bizneseve

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 14:50 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti sot gjatë vizitës në komunën e Gjakovës është pritur nga kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari Lila, nga e cila u njoftua për zhvillimet ekonomike dhe për projektet në Gjakovë.

Kryetarja Kusari-Lila tha se si komunë janë të përkushtuar që shumë projekte komunale t’i realizojnë me Partneritet Publiko Privat (PPP) ku edhe shprehi mirënjohje për përkrahjen që Komiteti i PPP-së po i jep kësaj komune.

Ministri Avdullah Hoti tha se “duke pasur parasysh që udhëheqja komunale është e lidhur drejtpërsëdrejti me qytetarin, komuna e Gjakovës  duhet të merret si shembull për të mirë edhe nga komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet zhvillimi i bizneseve nga udhëheqësit komunal dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e kësaj komunë”.

Ai duke shprehur përkrahjen e tij për kryetaren e Gjakovës për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në komunën e Gjakovës.

“Me kryetaren Mimoza Kusari-Lila në takim kemi diskutuar shumë çështje  me interes për qytetarët e kësaj komune, në veçanti projektin e rrugëve për hyrje daljet në qytetin e Gjakovës. Dhe shpresojmë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kuvendin Komunal të Gjakovës”, tha ai.

Ndërsa, kryetarja e komunës së Gjakovës Kusari-Lila, tha se me ministrin Hoti përveç projektit të rrugëve për hyrje daljet në komunë biseduan edhe për kërkesat buxhetore dhe projekte të tjera kapitale.

Ministri Hoti gjatë qëndrimit në komunën e  Gjakovës, së bashku me drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe Ndërmarrjen Publike “Aeroporti i Gjakovës” si dhe NTP “Wear&Go” rrobaqepësi si dhe qumështoren “Golaj”.

hpti - gjakove

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme