Hoti: Koordinimi me ambasadorët, koordinim për rrugët euro-atlantike të Kosovës

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 19:54 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë disa komente, lidhur me deklaratën e kryeministrit, Ramush Haradinaj, se për Gjykatën Speciale, pyetet Kuvendi dhe jo ambasadorët e huaj.

“Ambasadorët përfaqësojnë qeveritë e tyre përkatëse. Koordinimi me ta është koordinim për rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka thënë Hoti, përcjell Klan Kosova.

“Rrugë tjetër për Kosovën nuk ka, përvec nëse kthehemi nga linja. Qytetarët e Kosovës janë pro-evropianë”.

“Kjo qeveri që po tenton të izolojë Kosovën shpejt do të jetë një ngjarje fatkeqe e të kaluarës”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme