Hoti kritikon “strategjinë” e qeverisë në dialog me Serbinë: Masa ndëshkuese dhe pranoi të formojë Asociacionin

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kap vlerën 295 milionë euro.

Ai në një postim në Facebook ka kritikuar qeverinë se ka marrë edhe “masa ndëshkuese dhe ka pranuar të formojë Asociacionin”.

“295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës. E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin. Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme