Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se propozimi i PAN-it për shtyrje të seancës tregon se ata nuk i kanë numrat.
“Vonesa në formimin e institucioneve do të ketë pasoja ekonomike dhe pasoja në jetën e qytetarëve. Shqetësuese mbete tentimi i PAN për ta monopolizuar të drejtën për formimin e institucioneve.
Hoti ka shtuar se ata nuk do të marrin më pjesë në seanca deri sa të qartësohet situata, raporton Ekonomia Online.
“Shteti nuk bëhet me shantazhe dhe institucionet nuk themelohen përmes këtyre formave. Nëse nuk ekzistojnë marrëveshje të tilla. Rrugë tjetër për themelimin e institucioneve nuk ka. Seanca si kjo e sotme nuk duhet të përsëritet. Është për keqardhje që foltorja u shndërrua në arenë përplasje në mes Albin Kurtit dhe Kadri Veselit”.
“Brenda Kuvendit, Veseli nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar sulmet në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa. Kadri Veseli është përgjegjës për futjen e gazit në Kuvend. Ai nuk ka menaxhuar si duhet Kuvendin”.
Ai foli edhe për koalicionin e mundshëm me VV.
“Rruga e vetme bashkëpunimit me ne është deklarimi për sulmet brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Si të bashkëpunohet me njerëz që kanë dorëzuar mbi 70 dosje në Prokurori”.
“Kryeministri i Kosovës me të cilin Albin Kurti është duke u përgjëruar që të arrij marrëveshje është i vetmi që po mbron kushtetutën dhe interesat e vendit dhe qeveria në detyrë po kujdeset që institucionet të funksionojnë normal”.
Pas të gjitha këtyre deklaratave ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Por ai ka thënë se vija e kuqe për të hyr në koalicion me ta është programi i tyre qeverisës.