Hoti: LDK-ja fitimtare më 14 shkurt, ne sigurojmë liberalizimin të tjerët izolimin

Shtime | 06 Shk 2021 | 17:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë LDK-ja do të dal fitimtare më 14 shkurt, sepse e çon vendin përpara derisa të tjerët e kthejnë në izolim, raporton Ekonomia Online.

“Ne do të dalim fitimtar më 14 shkurt sepse fitorja e LDK-së është fitore e qytetarve të LDK-së. Kemi kaluar 6 deri 7 muaj të qeverisjes dhe kemi sjellur rezultatin më të mirë. Nuk ka biznes në Kosovë që nuk ka marrë mbështetje prej shtetit. Ne jemi parti e qendrës së djathtë. Duke u zhvilluar biznesi ne e ndërtojmë një ekonomi kompetente në tregun evropian”

“Këto zgjedhje jemi të vetmit për ta çuar Kosovën përpara ndërsa këta tjerët e çojnë Kosovën në izolim. Na presim punë të mëdha përpara dhe ta mbyllim vitin 2021 me liberalizim të vizave” është shprehur ai.

Poashtu Hoti ka thënë se kjo parti ka program të qartë dhe është e gatshme tu dal përballë sfidave.

“Kjo është LDK-ja me program të qartë edhe për punësim, arsim, shëndetësi.  Ne kemi program te qartë për arsim që t’iu mundësojmë fëmijëve në parashkollor. Ne zotohemi që çdo studentë që mbaron studimet e larta të ketë edhe praktikë. Ne kemi politika konkrete si ta digjitalizojmë ekonominë. Ne jemi të gatshëm të iu dalim përballë sfidave dhe sfidë është me iu shërbyer qytetarëve me profesionalizëm” ka shtuar ai.

Kurse Kadri Emini kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se votuesit e Ibrahim Rugovës vazhduan këtë traditë.

“Edhe tash që po i afrohemi zgjedhjeve Shtimja do t’i japë mbështjen LDK-së. Votuesit e LDK-së në zemrën e tyre kanë sloganin e Presidentit Ibrahim Rugova me të cilën presidenti punoi një jetë të tërë. Kosova lirinë e ka fituar ndërsa demokracinë e kemi amanet nga presidenti Rugova. Dega në Shtime kandidon me Mimoza Shahini në secilin takim jemi dakorduar që vota për kryeminstrin Hoti është votë që e nderon Kosovën” është shprehur ai.

Të ngjashme