Hoti me kritika për Qeverinë: Asgjë e re në strategjinë energjetike, po u kthehet projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë në lidhje me “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në këtë strategji nuk është thënë asgjë e re.

Madje sipas tij, Qeveria po u kthehet projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”.

Sipas tij, objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë.

“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga ‘regjimet e kaluara’, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin. Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”.

Të ngjashme