92 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë përkrahur kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër, ka njoftuar LDK-ja, një ditë pasi zyrtarizoi kandidaturën e Hotit.
Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se për kandidaturën e Hotit ka qenë vetëm një votë kundër, ndërsa një kishte abstenuar, në mesin e 94 anëtarëve që votuan.
Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, duke e çuar vendin në zgjedhje të reja, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Pos LDK-së, vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër – Enver Hoxhajn.