Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Policisë së Kosovës.

Deputeti i LDK-së ka thënë se është muaji i katërt që policët nuk marrin shtesat për rrezikshmërinë në punë dhe se kjo “tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri”.

“Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme