Hoti në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Zhvillimi i vendit arrihet vetëm me unitet

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 17:34 | Nga Fitore Berisha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se vlerësimi më i lartë që mund t’iu bëhet dëshmorëve është zhvillimi i vendit, duke shtuar se kjo mund të arrihet vetëm më një unitet politik, raporton Ekonomia Online.

“Rrëfime plot dhimbje e kanë dëshmuar fatin tonë tragjik. Ne të gjithë e kuptuam se interesat e caktuara të fqinjëve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në favorin tonë. Nga kjo nuk ka popull tjetër që e kupton më mirë çmimin e lirisë sesa shqiptarët. Familja jashari me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme. Adem Jashari dhe familja e tij jetoi dhe veproi përmes vështirësive me gjithë populli duke u e transformuar në simbolin e sakrificës. Si kryeminstër jam i vetëdijshëm që Kosova ka rrugëtuar drejt zhvillimeve të saj”, tha ai.

“Vlerësimi më i lartë dhe respekti më i lartë për ata që dhanë jetën, këtë mund ta realizojmë vetëm të bashkuar pavarësisht dallimeve politike që kemi”, tha Hoti.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari tha se populli që e nderon historinë, të ardhmen e ka të sigurt

“Të gjithë shqiptarëve që bashkëndjejnë me ne dhe na nderojnë 23 vite pas po sikur ato ditë të marsit ua themi faleminderit nga zemra. Një popull që e kujton e nderon historinë për liri e ka të sigurt të ardhmen e ndritur. Më shumë se dy dekada kujtojmë luftën e shenjtë në krye me kryekomandatin Adem Jashari. Padyshim janë ata që shkruan historinë tonë të lavdishme. Sot shteti ynë për të cilin punuan ka nevojë për secilin nga ne ta ruajmë e ta zhvillojmë së bashku duke hapur vende të reja të punës. Populli ynë bëri luftë të drejtë. Të gjitha tendencat për ta njollosur luftën janë vetëm shpifje. E përfundoj me bacën Rifat ku në vitin 1999 mixha Rifat u tha se nëse dëshironi me na u shërua plagët bëhuni bashkë e punoni më shumë se tani”, tha Jashari.

Ndërsa, profesori Agim Vinca tha se në historinë e njerëzimit rrallë ka ndodhur që një familje të flijohet për lirinë e vendit.

“I dërguari special Bernard Kushner në korrik të vitit 1999 pati deklaruar nëse do të ekzistonte çmimi Nobel për liri do ta fitonte familja Jashari”, tha Vinca.

Në anën tjetër, në Akademinë Përkujtimore për nderë të Epopesë së UÇK-së, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha se nuk po gjykohen krimet e Serbisë por lufta çlirimtare e Kosovës.

“Rasti i familjes Jashari ishte i veçantë sepse emri i tij është më i respektuari në trojet shqiptare. Në kohët më të vështira për popullin një rreze drite ngrohu shtatë marsin e flijimit të tyre. Vetëm një ditë pas rënies heroike emri i tyre dhe kullave që u shkrumbuan u bënë fillesa e simbolit të popullit. Kosova ende përballet me shumë sfida edhe pas 23 vjet nga rënia e Adem Jasharit dhe fmailjes së tij”, tha Klinaku.

https://vimeo.com/520345546
No description available.
No description available.
No description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme