Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vendosi lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, para ndërtesë së Kuvendit në Prishtinë.
Avdullah Hoti në emër të GP të LDK-së tha se duhet të bëhet maksimumi për tu përmbyllur fati i të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të GP të LDK-së në nderim të gjithë atyre që ende nuk janë të kthyer të familjeve e tyre, të kanë një vend për të vendosur lule”.
“Është plagë e hapur, duhet bashkë të bëjmë maksimumin që të përmbyllet fati i të gjithë këtyre personave”, ka thënë Hoti.
Si pasojë e luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë 6,057 persona i janë raportuar si të zhdukur. Përderisa 4,407 u identifikuan 1,650 ende mbesin të zhdukur.