Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do t’i ndihmojnë të gjitha komunat e prekura në vërshimet, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë vizitës në Komunën e Drenasit, komunë kjo e prekur nga vërshimet, ka thënë se të gjitha institucionet janë në gjendje gatishmërie.
Ai ka përgëzuar kryetarët e komunave për angazhimin e bërë.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se FSK-ja i është përgjigjur kërkesave për ndihmë në disa komuna dhe se është e gatshme për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.
Nërsa kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se situata në komunë është e rëndë, ku deri tash janë evakuar disa familje.
“Falënderoj po ashtu gjitha ekipet të cilat që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtar, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit”, tha Lladrovci.