Hoti në Gjakovë: Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti vizitoi disa nga zejtarët e qytetit të Gjakovës.

“Zejtaria pasqyron kulturën tonë tradicionale të punës. Veprimtarinë zejtare do ta mbrojmë dhe do ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti.

Përgëzime të veçanta për këta zejtarë që me shumë sfida po i mbajnë gjallë këto veprimtari që janë të rëndësishme për kulturën tonë”, tha kryeministri në detyrë Hoti.

Ai theksoi se, zejtarinë e ushtrojnë vetëm njerëzit që punojnë me përkushtim dhe dashuri.

“Është kënaqësi e veçantë që në Gjakovë vazhdojnë të kultivohen profesione të ndryshme të zejtarisë”, tha ndër të tjerash Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme