Hoti: Në krizën më të madhe, pagat ulen për një numër të të punësuarve

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në krizën më të madhe në shumë vite pagat janë ulur për një numër të të punësuarve, e për disa janë rritur shumë pak.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka numëruar rritjet e çmimeve që janë bërë në sektor të ndryshëm. Sipas tij tatimi në pronë është rritur, tatimi në Vlerën e Shtuar në mallra ushqimore nuk është ulur, as akciza në naftë nuk ulet.

“Tatimi në pronë rritet. Tatimi në Vlerën e Shtuar në mallra ushqimore nuk ulet, as akciza në naftë nuk ulet. Investimet publike bien në nivelin më të ulët historikisht. Në buxhet teprojnë mjetet, të cilat zhvlerësohen nga inflacioni”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

• Në krizën më të madhe në shumë vite, pagat ulen për një numër të të punësuarve, e për disa rriten shumë pak.

• Shtesa në pagë nga përvoja e punës përgjysmohet nga 0.5% në 0.25% për çdo vit përvojë.

• Tatimi në pronë rritet.

• Tatimi në Vlerën e Shtuar në mallra ushqimore nuk ulet, as akciza në naftë nuk ulet.

• Investimet publike bien në nivelin më të ulët historikisht.

• Në buxhet teprojnë mjetet, të cilat zhvlerësohen nga inflacioni.

• Subvencionohen kompanitë e sektorit të energjisë dhe bizneset, por askush nuk e di si dhe sa mjete të buxhetit janë shpenzuar.

• Në Kuvend vijnë marrëveshje për kredi për ndihma sociale.

Të ngjashme