Hoti: Në listën e LDK-së do të ketë kandidatë për deputetë nga diaspora

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se në listën për zgjedhjet e reja të përgjithshme do të përfshihet edhe diaspora.

“Unë i prij listës dhe unë kam diskrecionin e plotë dhe autorizimin për ta kompozuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së”.

“LDK është parti që nuk ka fshat në Kosovë që nuk ka struktura. Tash po zgjerohemi edhe në diasporë. Do të kemi kandidatë që i propozojnë degët e LDK-së nga diaspora”, ka thënë Hoti në RTK.

Ai ka folur edhe për vendimin e marrë për dërgimin e trupave të FSK-së në misione të jashtme.

Këtë Hoti e ka përshkruar si vendim historik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme