Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me fermerët e Rugovës.
Para tyre ka shpalosur projektin për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa ka dëgjuar edhe kërkesat e tyre karshi Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast Hoti foli edhe për demarkacionin, ku i siguroi banorët e këtushëm se nuk do të ndërmarrin asnjë hap “pa lejen dhe këshillat e tyre”.
“Ne e kemi mendua zgjidhjen e këtij problemi që do të bëjmë bashkë me banorët e Rugovës. Ne kemi çështje edhe me të ndjeshme sikurse që është demarkacioni me Serbinë”, ka thënë Hoti para fermerëve rugovianë.