Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti tha se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka dëshmuar se nuk është në gjendje të qeverisë me vendin dhe sa nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e mëdha.
Hoti tha se janë duke biseduar me partitë e tjera opozitare për rrëzimin e kësaj qeverie që përveç se dëm nuk i ka sjellë asgjë vendit, raporton Ekonomia Online.
Ai në konferencën e rregullt të Grupit që udhëheq shtoi se ka bërë të ditur që nëse partitë nuk dakordohen për caktimin e zgjedhjeve do të iniciojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
LDK javë më parë ka bërë të ditur se është duke kontaktuar me partitë e tjera për të caktuar datën e zgjedhjeve mirëpo sipas Hotit ende nuk ka diçka konkrete.
“Me daljen e Listës Serbe nga Qeveria faktikisht tani vendi udhëhiqet nga pakica. Një qeveri që mund të organizohet e rënë. Është më se e qartë se vendi nuk mund të vazhdojë më tutje që të udhëhiqet nga kjo Qeveri”.
“Më çudisin deklaratat e zyrtareve të qeverisë që thonë se janë stabil. Si mund të jetë një qeveri stabile kur ka vetëm 43 deputetë”.
“Qëndrimi i kryesisë së LDK është se vendi nuk mund të qeveriset më tutje nga qeveri e pakicës. Janë 350 mijë vota që janë në opozitë”.
“Si rezultat vendi duhet të shkoj në zgjedhje jo pse do të shkoj LDK, por që vendit i duhet. Është e rëndësishme që zgjedhjet të mos mbahen me nguti bren 30 ditëve”.
“Nëse kjo nuk ndodh ne jemi të obliguar që të qojmë mocionin. LDK është e gatshme për zgjedhje partitë e tjera të mos dyshojnë në këtë:.
Hoti në konferencën vjetore ka përmendur edhe rezolutën e miratuar në Kuvend për të deportuarit turq, raporton EO.
“Ju e keni parë se si është zhvilluar debati që është zhvilluar vetëm në mes të deportuarve sepse Qeveria nuk e kishte problem”.