Hoti: Nëse pyetem unë, s’ka afat shtesë për borxhet publike

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 15:08 | Nga Arsim Rashiti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Finacave Avdullah Hoti, nuk sugjeron që të ketë shtyrje të afatit për shlyerjen e borxheve publike përtej 2 shtatorit kur edhe skadon Ligji për Shlyerjen e Borxheve Publike.

Madje, ai ka theksuar se as Kuvendi nuk do të marr vendim për shtyrjen e afatit të Ligjit për Shlyerjen e Borxheve Publike.

Këto komente ai i ka bërë në Forumin me autoritetet komunale të regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019.

Ministri Hoti u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që bëjnë përpjekje që të komunikojnë me qytetarë dhe me biznese që t’i kryejnë këto obligime.

“Sa i përket ligjit për faljen e borxheve publike kuvendi ka miratuar një ligj që është në fuqi deri më 2 shtator 2016. I ftoj komunat që të bëjnë përpjekje që të komunikojnë me qytetarë dhe me biznese që të kryejnë këto obligime.

Ligji skadon me 2 shtator, askush nuk ka fuqi juridike, as Qeveria e as Ministria e Financave, e as ju që të shtyni afatin për të. Nëse Kuvendi vendos ndryshe është çështje tjetër, por nuk besoj që arrihet të merret vendim nga ana e Kuvendit për shtyrjen e afatit të Ligjit për Shlyerjen e Borxheve Publike. Nëse më pyesni personalisht mendoj se nuk duhet të shtyhet afati për shlyerjen e borxheve publike”, ka thënë ministri Hoti.

Të ngjashme