Hoti: Nëse s’arrijmë marrëveshje me Serbinë s’kemi çfarë të bëjmë, luftimi i korrupsionit do të vazhdojë

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 10:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, ka thënë se Kosova do të vazhdojë me reformën e agjendave evropiane, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë.

“E sigurova komisionerin që do të qojmë përpara reformën e agjendave evropiane. Prezantojmë publikisht sot dokumentin e ri të agjendave të Reformave Evropiane 2, ku listohen obligimet, detyrat kryesore që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit. Kemi pranuar raportin nga Komisioni, për sfida që ka vendi, por edhe për vendosmërinë e kësaj qeverie për të çuar para këto reforma dhe për të prekur sfidat kryesore nga këndvështrimi i BE-së”.

“Në katër muaj të qeverisjes sonë fjalën korrupsion e kemi larguar nga diskursi publik, vendosmëri të madhe në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvilluara para dy jave vazhdojnë ende e do të shihni edhe tjerat në ditët në vijim në gjithë vendin, për të vendosur rend e ligj. Dua të falënderoj komisionerin e BE-në për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.

Ai tha se kanë diskutuar edhe për dialogun dhe liberalzimin e vizave, raporton EO

“Folëm edhe për dialogun, proces i rëndësishëm me plotë sfida, por i rëndësishme për të përmbyllur marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Liberalizimi mbetet shumë i rëndësishëm për qytetarët, kemi plotësuar kushtet në vitin 2018 e më vjen mirë që përmendet edhe në raportin. Shpresoj që vendet anëtare të BE-së të lëvizin në këtë drejtim”.

Hoti ka thënë se lajmi i madh që e sjell komisioneri është plani i investimeve dhe Rimëkëmbje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja në vlerë prej 28 miliardë euro.

Hoti, bashkë me komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi, folën edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë po ashtu ka folur për përparimin në dialogun Kosovë – Serbi.

“Kemi arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik që është hap i madh drejt marrëveshjes finale, sigurisht ne kemi koordinim me ShBA-në”.

“Siç e dini unë nuk jam pjesëmarrës i dialogut. Z.Lajçak është përfaqësuesi special dhe ai me z.Borell po merren me këtë çështje. Nuk dua të diskutojë për këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim. Shoh që nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë. Por është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Po shpresoj që të mund t’ia dalim jo në një të afërme të largët”, tha ai, derisa Hoti ka shtuar se “ka progres në këtë temë”.

“Është me rëndësi të thuhet se ekziston konsensus shoqëror për dialogun. Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqe kur arrihet ky normalizim i plotë është vetëm me njohje reciproke. Ne jemi të përkushtuar në dialog, 1 muaj, 2 muaj apo 1 vjet. Nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”.

Hoti ka folur edhe për Raportin e Progesit, ndërsa ka shtuar se në katër muajt e qeverisjes është larguar fjala korrupsion nga diskursi publik, raporton EO.

“Komisioneri ka sjellë në Prishtinë një lajm fantastik, lajm shumë të madh për Ballkanin Perëndimor e Kosovën. Të planit të investimeve dhe Rimëkëmbjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro. Prej të cilave 9 miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hoti duke përmendur projektet në të cilat do të investohet dhe thotë se për pak vite do të ndryshohet pamja e vendit me realizimin e tyre.

Hoti ka thënë se nuk do të ketë formim të ri të Ministrisë së Integrimeve, por se ajo do të jetë një zyre në kuadër të kryeministrisë.

“Nuk do të ketë formim të ri të Ministrisë së Integrimeve, ajo do të jetë zyre në kuadër të Kryeministrisë”.

Të ngjashme