Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë ka shprehur ngushëllime familje dhe miqve për vdekjen e Zejnullah Grudës.
Hoti ka thënë se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e profesorit Gruda.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për shkuarjen në amshim të profesorit të nderuar universitar të së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.
Në emrin tim dhe të Qeverisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve dhe bashkëpunëtorëve.
Qoftë i paharruar kujtimi për jetën dhe veprën e profesorit Gruda!