Hoti ngushëllon familjarët, studentët dhe miqtë e Zejnullah Grudës

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë ka shprehur ngushëllime familje dhe miqve për vdekjen e Zejnullah Grudës.

Hoti ka thënë se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e profesorit Gruda.

Postimi i plotë i tij:

Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për shkuarjen në amshim të profesorit të nderuar universitar të së Drejtës Ndërkombëtare,  Zejnullah Gruda.

Në emrin tim dhe të Qeverisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve  dhe bashkëpunëtorëve.

Qoftë i paharruar kujtimi për jetën dhe veprën e profesorit Gruda!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme