Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk dorëzohen para veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se janë të vendosur që marrëveshjen e demarkacionit ta ratifikojnë sot, raporton Ekonomia Online.
Pasi deputetët e VV-së hodhën gaz lotsjellës në seancën për demarkacionin, Hoti ka thënë se kjo ëhtë fatkeqe për vendin.
“Ju e pat se si senaca filloi me propozimin tonë për ndryshim të renditjes. Kjo është fatkeqe për vendin, mesazhe të tilla nuk duhet t’i qojmë ndërkombëtarëve. Jemi të vendosur të marrë fund sot më 21 mars demarkacioni.
“27 deputetët tanë janë në pritje që të hyjnë në sallë, të votojnë, kjo të marrë fund sot.
“Nuk do të dorëzohemi para formave të tilla të prishjes së punës së seancës”.