Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq gjatë ditës së djeshme, raporton Ekonomia Online.
Hoti tha se LDK-ja është kundër trajtimit të tillë të shtetasve turq. Ai ka shtuar se shtetasit turq nuk kanë pasur asnjë problem me ligjin në Kosovë.
Pas kësja ngjarje Hotit tha se partitë politike duhet që të koordinohen për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, është i mjaftueshëm shkarkimi i ministrit të brendshëm, Flamur Sefaj nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ata njerëz kanë pasur leje të qëndrimit në Kosovë, nuk kanë qenë të ndjekur në Kosovë. Ne si Grup Parlamentar do të kërkojmë përgjegjësi lidhur me këtë. Kryeministri i vendit nuk ka kontroll mbi institucionet e vendit”.
“Presidenti Hashim Thaçi ka tejkaluar kompetencat e tij, nuk është hera e parë që ai kalon kompetencat”.
“Nga sot shteti i Kosovës hyn në një situatë të re, duhet të ulemi të dakordohemi për datën e zgjedhjeve”, deklaroi Hoti.