Shefi i qeverisë, Avdullah Hoti tha se në dialog me Serbinë nuk do të diskutohet asociacioni e komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.
“Ju e dini se në fillim të mandatit kemi marrë goxha vendime të vështira. Tash sa i përket ajo marrëveshje është mbyllur dhe si i tillë nuk diskutohet”.
“Procesi i dialogut do të kujdesem që të shkojë përpara dhe nëse nuk shkon atëherë nuk është për fajin tonë”, tha Hoti.
Hoti foli edhe për mundësinë e futjes në koalicion edhe PDK, teksa shtoi se për atë temë nuk është diskutuar de se koalicioni aktual po funksionon, raporton EO.
“Koalicioni është duke funksionuar dhe e patë sot morëm shuma vendime”, tha Hoti.