Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas një analize të bërë nga Ministria e Finacave , përfitimet për qytetarët dhe bizneset nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.
Hoti përmes një postimi në Fcebook, ka thënë se këto mjetë së bashku me fondin për 365 milionë euro të lehtësojnë dukshëm pasojat e shkaktuar nga pandemia.
Postimi i plotë:
Përfitimet për qytetarë dhe biznese nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.
Në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij projekt-ligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro. Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të projekt-ligjit.
Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese.
Është tepër me rëndësi që në seancën e parë në sesionin vjeshtor të Kuvendit të miratohet ky projekt-ligj.