Hoti prezanton marrëveshjen për kanalin e Ujmanit

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 09:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit të Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Projekti në fjalë ndahet në dy pjesë: pjesa e parë i dedikohet përmirësimit të kanalit kryesor të ujit, duke filluar nga Ujmani deri në Obiliq, ndërsa pjesa e dytë dedikohet për ndërtimin e një rezervuari të ujit në Mihaliq dhe lidhjen e tij me kanalin e ujit, që do të përdoret për raste emergjente.

Këtë marrëveshje e ka prezantuar ministri i Financave, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Hoti ka bërë të ditur se vlera e saj është 22 milionë euro dhe është një marrëveshje me afat prej 20 vjetësh.

Kjo marrëveshje është e lidhur mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore.

Të ngjashme