Hoti: Prokurimi elektronik siguron transparencë maksimale

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 11:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar aplikimi i platformës së e-prokurimit (prokurimi elektronik) për të gjitha autoritetet kontraktuese në nivelin qendror.

Lidhur me këtë sot u mbajt një takim informues me zyrtarët përgjegjës të Prokurimit (menaxherët e Prokurimit) dhe përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, të cilët u informuan për hapat që duhet të ndiqen në procedurat e prokurimit elektronik.

Në këtë takim ministri i Financave Avdullah Hoti, bëri të ditur se pas shumë angazhimeve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe ekspertëve të angazhuar në këtë projekt me ndihmën e partnerëve tanë zhvillimorë, është përfunduar platforma elektronike për e-prokurim.

“Kjo është reforma më e madhe në fushën më të ndjeshme të financave publike, që është prokurimi. Kjo reformë është në përputhje me objektivin kryesor të Ministrisë së Financave dhe të Qeverisë – që është rritja e transparencës dhe efikasitetit në shpenzimet publike”, Theksoi Ministri Hoti.

Sipas ministrit Hoti prokurimi elektronik ka përparësi të pakrahasueshme, sepse siguron transparencë maksimale dhe objektivitet në përzgjedhjen e përfituesve të kontratave publike, siguron automatizim të procedurave dhe monitorim shumë më të mirë të kontratave, shkëputë kontaktet e drejtpërdrejta të zyrtarëve të prokurimit me operatorët ekonomik gjatë procesit të përzgjedhjes, mundëson që çdo aktivitet i zyrtarëve të prokurimit të jetë plotësisht i gjurmueshëm në sistem online dhe i qasshëm për të gjithë.

Kjo mundëson auditim më të lehtë dhe kontroll më efikas të proceseve të prokurimit dhe e rrit përgjegjësinë e zyrtarëve të prokurimit, si dhe ofertat bëhen të lexueshme të gjitha njëkohësisht, sepse sistemi nuk lejon qasje selektive dhe asnjë lloj keq-përdorimi. Të gjitha këto rrisin konkurrencën dhe rrjedhimisht ulet kostoja për realizimin e investimeve publike.

“Me aplikimin e prokurimit elektronik, ne përmbushim dy obligime karshi agjendës tonë për integrime në Bashkësinë Evropiane dhe qasje në institucione financiare ndërkombëtare. Prokurimi elektronik është pjesë e Programit që ka Qeveria e Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përmes të cilit përfitojmë deri në 180 milionë euro kredi direkte buxhetore për financim të projekteve, si dhe qasje në institucione financiare ndërkombëtare. Aplikimi i prokurimit elektronik na barazon me shumë shtete evropiane që e aplikojnë këtë formë të prokurimit, si dhe përmbushim kërkesat e Komisionit Evropian të parapara në Raportin e Progresit për Kosovën”, tha Ministri Hoti.

Gjithashtu Hoti gjithashtu falënderoj kryetarin e KRPP-së dhe anëtarët e tjerë të Bordit të KRPP-së, për menaxhimin e këtij procesi me shumë kompetencë dhe përkushtim, ku tha se “të jeni të sigurt se me këtë reformë ju jeni duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në modernizimin e administratës publike në Kosovë dhe në rritjen e besueshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtarë karshi institucioneve të shtetit të Kosovës”.

hoti - prokurimi elektronik1

Të ngjashme