Hoti: Qeveria “majtiste” shtetëzoi terminalet, tani do të shpenzojë 9.1 milionë euro për renovim

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti, të cilën e ka quajtur majtiste, për shtetëzimin e terminaleve doganore.

Ai ka shkruar në një postim në Facebook, se tani do të shpenzohen 9.1 milionë euro taksa të qytetarëve për renovim të këtyre terminaleve.

Hoti ka theksuar se me këto para do të ndërtoheshin 20 çerdhe për fëmijët.

POSTIMI I PLOTË:

Këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore. Por tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.

Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve.

Me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë.

Të ngjashme