Hoti, Selmanaj dhe Krasniqi bëjnë homazhe te varri i ish-deputetit Kikaj

Prishtinë | 18 Maj 2024 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë sot homazhe te varri i ish-deputetit të partisë së tij, Agim Kikaj.

Bashkë me Hotin ishin edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe deputetja Rrezarta Krasniqi.

“Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, bëmë nderime te vendi ku prehet deputeti Agim Kikaj. Me kolegët Rrezarta Krasniqi dhe Driton Selmanaj së bashku me familjen Kikaj, kujtuam Agimin, deputetin dhe prindin shembullor, i dedikuar në shërbimin ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Hoti në Facebook.

“Agimi besonte në vlera demokratike dhe i avancoi ato në kuadër të veprimtarisë së tij në LDK për afër tri dekada. Prehu në amshim i dashur Agim”, shtoi ai

Të ngjashme