Hoti sërish paralajmëron tryezë për çështjen e presidentit: Mustafa po merret me takimin

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 11:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, ndonëse është kritikuar për ftesën bërë partive politike për të diskutuar për çështje e presidenti, gjatë së martës sërish ka thënë se është duke bërë përpjekje për një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas tij, disa parti kanë dhënë qëndrimet e tyre për zgjedhjen e presidentit.

Hoti njoftoi se me ftesën për këtë takim është duke u marrë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Jemi duke bëtë përpjekje për këtë çështje. Disa parti politike kanë dhënë pozicione e tyre”.

“Kryetari Mustafa po merret me këtë çështje dhe vetëm në tavolinë të partive politike parlamentare të gjendet zgjidhja. Të shohim nëse ka vullnet të tregojmë maturinë e nevojshme politike për të dalë nga kjo situatë”.

Poashtu kryeministri tha se me rëndësi të mos bëhen përgjithësime për çështje specifike.

Ndërkaq, për arrestimin e dy qytetarëve të Kosovës nga policia serbe, Hoti ka thënë se janë duke pritur informacionet zyrtare.

“Zyra jonë ndërlidhëse në Beograd është marrë për të kërkuar informata për qytetarët e Kosovës që gjoja në pjesën serbe u arrestuan. Besoj që shpejt do të kemi informata të detajuara”.

Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët për medie me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, pas nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. 

Të ngjashme