Hoti: ShBA-ja i kërkon Qeverisë Kurti të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, këta takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti që derisa ka refuzuar kërkesën e aleatit tonë kryesor – ShBA-së, për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat, zv.kryeministri Besnik Bislimi shkon e takohet me Petkoviqin në Bruksel.

“ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!”, ka shkruar Hoti, në Facebookun e tij.

“Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për t’u negociuar?!”, ka theksuar ai.

“Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët”.

“Fundi nuk mund të jetë i mirë”, parashikon deputeti i LDK-së.

Të ngjashme