Hoti: ShBA ua ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes, Kurti më shumë jashtë vendit se në Kosovë

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti, pasi pavarësish siç tha gjendjes në vendi më shumë rri jashtë se në Kosovë.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se madje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndërprenë ministrave vizitat për shkak të gjendjes, ndërkaq Kurti rri më shumë jashtë vendit.

“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, shkruan Hoti.

Të ngjashme