Hoti: Shëndeti i qytetarëve është parësor, prandaj kemi marrë masa

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se masat e reja për menaxhimin e pandemisë  janë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ai ka thënë se kapacitete spitalore janë të limituara dhe ka bërë thirrje për respektim të masave.

Postimi i plotë i tij:

Shëndeti i qytetarëve është parësor për ne.

Prandaj kemi marrë dhe po marrim masa që t’ia dalim me kurajo dhe ta luftojmë këtë virus të rrezikshëm. Vala e dytë e pandemisë po i gjënë institucionet tona shëndetësore më të përgatitura.  Megjithatë, kapacitetet tona spitalore janë të limituara dhe kërkohet kujdes maksimal për t’u mbrojtur nga virusi.

Në linkun më poshtë, mund të gjeni shpjegimin e detajuar të masave të reja që u votuan sot në Qeverinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme