Hoti: Sivjet pati rritje të të hyrave

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 13:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë se ka pasur një performancë pozitive ekonomike gjatë këtij viti, pasiqë sipas tij pati rritje të të hyrave.

Kështu ai tha gjatë prezantimit të të raportit 6 mujor të buxhetit të Kosovës për vitin 2016.

“Të hyrat kanë shënuar rritje. Rritja e të hyrave është nga aktiviteti i shtuar ekonomik e jo nga taksat siç pretendohet. Kemi pasur ngecja nga dividenta, sepse PTK nuk ka paguar asgjë deri më tani. Të hyrat nga tatimi në pronë në komuna ka pasur rritje prej 16 për qind”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme po ashtu ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, ka marrë vendim edhe për ndarjen e mjete financiare në vlerë prej 300 mijë euro për aktivitetet lidhur me shpalljen dhe kanonizimin e shenjtërisë Nëna Terezë, i cili do të mbahet më 4 shtator.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 mije euro për qendrën për studime dhe shërbime psikologjike dhe sociale për përkrahjen e Projektit Atomi.

Nga mbledhja e sotme, është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare prej 18 mijë eurove për shoqatën e të verbërve nga Peja, për botimin e legjislacionit të alfabetit të Braillit.

Të ngjashme