Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka sjell një përgjigje të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhënë në vitin 2004, ku ai është shprehur kundër ndarjes territoriale të Kosovës.
Kjo ka ardhur si reagim ndaj pohimit të Presidentit aktual, Hashim Thaçi se idenë e korrigjimit të kufirit e ka marrë nga Ibrahim Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri, transmeton Klan Kosova.
“Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës. Kjo është e vërteta.
Presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundërkushtetuese”, ka shkruar Hoti në Facebook.