Hoti takohet me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, diskutojnë për situatën aktuale në vend

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti është takuar me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport, këtë të hënë.

Përmes një postimi, Hoti ka treguar se në këtë takim kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë.

Hoti është shprehur mirënjohës “për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”.

“Biseduam për situatën aktuale në të cilën po kalon vendi dhe hapat që duhet ndërmarrë për të sjellë stabilitetin në vend. Shpreha mirënjohje për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”, shkruan Hoti.

Të ngjashme